Avokati në Lipjan raporton se po kanoset nga një ish-klient

Kronikë e zezë

Avokati në Lipjan raporton se po kanoset nga një ish-klient

Më: 11 janar 2023 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Një avokat në Lipjan ka raportuar se është kanosur nga një ish-klient i tij.

Sipas avokatit, ai e kishte mbrojtur të dyshuarin në një rast dhe i dyshuari tash po kërkon që t’i kthehen paratë që ka paguar për mbrojtje, raporton Policia e Kosovës.

Lipjan, 10.01.2023 – 12:43. Ankuesi mashkull kosovar avokat ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull, sipas viktimës ai kishte mbrojtur në një rast të dyshuarin dhe tani i dyshuari i kërkon t’ia kthejë paratë që i ka paguar për mbrojtje.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë, ndërsa rasti është cilësuar kanosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat