Theret me thikë një person në Prishtinë

Kronikë e zezë

Theret me thikë një person në Prishtinë

Më: 11 janar 2023 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Një burrë në Prishtinë është therur me thikë. Siç bën të ditur policia, viktima ka deklaruar se nuk e njeh dorasin dhe se nuk ka ndonjë mosmarrëveshje me askënd.

Rr. Ymer Aliu, Prishtinë 10.01.2023-20:26. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK pasi që dyshohet të jetë i therur me mjete të mprehtë-thikë.

Viktima ka deklaruar se nuk ka vërejtur ndonjë person që mund ta ketë therur si dhe nuk ka ndonjë mosmarrëveshje me askënd.

Rasti mbetet nën hetime”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat