“U godit me një mjet të fortë”, policia jep detaje për 65 vjeçarin që dyshohet që u vra dje në Mitrovicë

Kronikë e zezë

“U godit me një mjet të fortë”, policia jep detaje për 65 vjeçarin që dyshohet që u vra dje në Mitrovicë

Më: 11 janar 2023 Në ora: 09:34
Policia e Kosovës

Dje një 65-vjeçar dyshohet se është vrarë brenda objektit të shoqatës së verbërve dhe shurdhmemecëve.

Sipas Policisë, ai dyshohet se është goditur me mjet të fortë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Avni Shabani, Mitrovicë 10.01.2023 – 14:35. Raportohet se në brendi të lokalit të shoqatës të verbërve dhe shurdhmemecëve është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Dyshohet që viktima është goditur me një mjetë të fortë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat