Hapet një rast në polici “bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16-vjeç” në Malishevë

Kronikë e zezë

Hapet një rast në polici “bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16-vjeç” në Malishevë

Më: 11 janar 2023 Në ora: 09:36
Policia e Kosovës

Policia njofton për hapjen e një rasti “bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16-vjeç” në Malishevë.

Policia ka arrestuar një burrë pasi biri i tij dyshohet se ka kryer veprën e cekur më lartë, duke bashkëjetuar me një të mitur.

Njoftimi i plotë i policisë:

BASHKËSI JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN 16-VJEÇ /Malishevë 09.01.2023 – 16:07. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i biri i tij i mitur mashkull kosovar ishte duke bashkëjetuar me të miturën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat