Sulmojnë fizikisht një person në vendin e punës në Istog, arrestohen dy të dyshuarit

Kronikë e zezë

Sulmojnë fizikisht një person në vendin e punës në Istog, arrestohen dy të dyshuarit

Më: 11 janar 2023 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar një person tjetër në vendin e tij të punës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 10:35 në rrugën “Fadil Ferati”, në Istog.

Tutje në raport bëhet e ditur se nuk raportohet për lëndime.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë, pasi që kanë sulmuar viktimën mashkull  kosovar  në vendin e tij të punës. Nuk raportohet për lëndime”, thuhet në raport.

Po ashtu siç bëhet e ditur në raport, nga të dyshuarit është konfiskuar një thikë.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat