Vodhi gjësende në vlerë mbi 1 mijë euro, arrestohet 37-vjeçari në Podujevë

Kronikë e zezë

Vodhi gjësende në vlerë mbi 1 mijë euro, arrestohet 37-vjeçari në Podujevë

Më: 11 janar 2023 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Një burrë është arrestuar mbrëmë në Podujevë, pasi ka kryer vjedhje në një lokal, ku ka marrë gjësende në vlerë rreth 1250 euro.

Policia sot ka informuar se personi i dyshuar A.H, mashkull, 37-vjeç është dërguar në mbajtje.

“Mbrëmë nga zyrtarët policorë të stacionit të Podujevës, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, që ka ndodhë në rrugën "Xhemail Mustafa", në Podujevë. Personi i dyshuar , i cili dyshohet se gjatë natës së kaluar, me forcë kishte depërtuar brenda një lokali , ku ka marrë gjësende në vlerë rreth 1250 euro, është arrestuar në flagrancë nga ana e policisë.”, është bërë e ditur nga PK.

Policia ka informuar se 37-vjeçari, për veprën “Vjedhje e rëndë” dhe disa vjedhje të tjera, që dyshohet të jetë i përfshirë, do të intervistohet sot për shkak se pas bërjes së testit, mbrëmë ka rezuluar i dehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat