E rrahu burrin me kabllo të telefonit, gruaja dërgohet në strehimore

Kronikë e zezë

E rrahu burrin me kabllo të telefonit, gruaja dërgohet në strehimore

Më: 11 janar 2023 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Mosmarrëveshjet e çifteve bashkëshortore jo rrallëherë dalin nga kontrolli.

E për pasojë situata mund të eskalojë edhe në dhunë fizike.

Një rast i tillë ka ndodhur të martën në Rahovec.

Në një familje në rrugën “Selim Berisha” gruaja e ka rrahur burrin.

Rasti u konfirmua edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

Ai tha se e dyshuara është shoqëruar në polici.

“Me vendim të Prokurorit është dërguar në strehimore”, tha Elezaj.

Mësohet se e dyshuara e ka goditur burrin e saj me kabllo të telefonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat