Arrestohet një 22-vjeçar për grabitje në kryeqytet

Kronikë e zezë

Arrestohet një 22-vjeçar për grabitje në kryeqytet

Më: 11 janar 2023 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Policia ka informuar se mbrëmë një person është arrestuar për veprën penale “Grabitje”, që ka ndodhur më 19 janar të vitit 2022, në rrugën "Fazli Grajqevci" në Prishtinë.

“Puna e zyrtarëve policor, është finalizuar mbrëmë rreth orës 19:00, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar: – E.B . mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.”, ka informuar Policia.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, sipas PK-ës, është dërguar në mbajtje.

I njëjti është i njohur për Policinë si përsëritës i veprave të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat