Dubravë, një i burgosur rrahet nga dy të tjerë

Kronikë e zezë

Dubravë, një i burgosur rrahet nga dy të tjerë

Më: 12 janar 2023 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Një i burgosur është rrahur nga dy të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur të marten në Burgun e Dubravës.

Kështu tha për median zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.

Gashi tha se reagimi i stafit korrektues ka qenë i menjëhershëm, të cilët i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe e kanë vënë nën kontroll situatën.

“Për rastin janë njoftuar Policia, i burgosuri i lënduar ka marr ndihmën mjekësore, ndërsa dy të burgosurit tjerë janë veçuar dhe ndaj tyre do të merren masa konform shkeljeve ligjore”, tha Gashi.

Ai theksoi se të burgosurit nuk kanë pasur lëndime të rënda.

“Për momentin nuk dihet motivi i përleshjes”, shtoi ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat