Ferizaj, vidhet arsenal armësh në një shtëpi

Kronikë e zezë

Ferizaj, vidhet arsenal armësh në një shtëpi

Më: 12 janar 2023 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Hajnat kanë bërë kërdinë në një shtëpi në Ferizaj.

Ata përpos që kanë vjedhur stoli të arit kanë arritur të vjedhin edhe një arsenal armësh.

Raportohet se hajnat kanë arritur të marrin edhe pesë pistoleta, tre snajper, një pushkë gjysmë – automatike, katër pushkë gjuetie.

Sipas policisë janë vjedhur edhe 100 fishekë, katër palë dylbi.

Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat