Shkaku i një mosmarrëveshjeje në komunikacion, sulmohet me thikë një i mitur në Gjakovë

Kronikë e zezë

Shkaku i një mosmarrëveshjeje në komunikacion, sulmohet me thikë një i mitur në Gjakovë

Më: 12 janar 2023 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme një i mitur është therur me thikë pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion.

Siç bën të ditur policia në raportin 24 orësh, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Beqir Kastrati” dhe se i dyshuari tjetër i mitur është dërguar në mbajtje.

“Rruga “Beqir Kastrati”, Gjakovë 11.01.2023 – 08:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në komunikacion ka sulmuar fizikisht me mjet të fort (thikë) viktimën mashkull kosovar i mitur.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat