Vodhi në gjendje të dehur, arrestohet llapjani

Kronikë e zezë

Vodhi në gjendje të dehur, arrestohet llapjani

Më: 12 janar 2023 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kishte vjedhur në një lokal në Podujevë.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se i njëjti ishte në gjendje të dehur, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

“Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë 10.01.2023 - 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte thyer një lokal dhe nga aty kishte arritur të marr gjësende të ndryshme.

 Gjësendet e vjedhura i janë kthyer pronarit, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat