16 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit

Kronikë e zezë

16 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit

Më: 12 janar 2023 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton se, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 16 aktakuza, kundër 16 personave për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, janë ndaluar për 48 orë 21 persona për vepra të ndryshme penale dhe parashtruar shtatë kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj shtatë personave për kryerje të veprave penale, thuhet në njoftim e Prokurorit të Shtetit.

Aktakuzat e ngritura janë: 11 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, 1 nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, kurse nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë janë ngritur 2 aktakuza.

Po ashtu 2 aktakuza ka ngritur edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat