Arrestohet i dënuari për dhunë në familje

Kronikë e zezë

Arrestohet i dënuari për dhunë në familje

Më: 12 janar 2023 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Sot në fshatin Nikaj të Kaçanikut, policët e stacionit në Kaçanik kanë arrestuar një person.

Personi kërkohej me urdhëresë të gjykatës. I arrestuari është A.G (M/K) i moshës 29 vjeçare.

Sipas policisë, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’ me dënim burgimi prej 65 ditëve.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat