Vdes një 15-vjeçar në Mitrovicë pasi ra nga ndërtesa

Kronikë e zezë

Vdes një 15-vjeçar në Mitrovicë pasi ra nga ndërtesa

Më: 12 janar 2023 Në ora: 16:26
Ilustrim

Një 15-vjeçar në Mitrovicë ka mbetur i vdekur pasi ka rënë nga një ndërtesë.

Lajmin e ka konfirmuar ëdhënës në policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot, rreth orës 13:00,  është raportuar se në rrugën ” Luan Haradinaj”, në Mitrovicë, nga një ndërtesë ka rënë viktima rreth 15 vjeçar, ku si pasojë e lëndimeve viktima B.S., ka humbur jetën.

Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e  rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML për obduksion”, tha Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat