Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje në QMF-në e Istogut

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje në QMF-në e Istogut

Më: 13 janar 2023 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vjedhje”.

Arrestimi i personit ka ndodhur në Istog, pasi që i njëjti dyshohet se ka vjedhur një kuletë nga çanta e një punonjëse në Qendrën e Mjekësisë Familjare në po të njëjtën komunë.“Me datën 06.01.2023, në Stacionin Policor Istog, është paraqitur viktima, e cila deklaron se deri sa ishte në punë në QMF – Istog, nga qanta iu është vjedhur kuleta në të cilën kishte pasur rreth nëntëdhjetë (90) euro, kartelën e bankës, letërnjoftimin, patentshoferin dhe KI-në zyrtare të punës”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me datën 06.01.2023, në Stacionin Policor Istog, ёshtё paraqitur viktima, e cila deklaron se deri sa ishte nё punё nё QMF- Istog, nga qanta iu ёshtё vjedhur kuleta nё tё cilën i kishte pasur rreth nёntёdhjetё (90) euro, kartelën e bankёs, letёrnjoftimin, patentshoferin dhe KI-nё zyrtare tё punёs.

Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Istog, me datё 12.01.2023, ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet i dyshuari:

A.B. i lindur me 1985 Shqiptar/Kosovar

Pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat