Një person arrestohet për shpërdorim të pasurisë së huaj në Ferizaj

Kronikë e zezë

Një person arrestohet për shpërdorim të pasurisë së huaj në Ferizaj

Më: 13 janar 2023 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Një person u arrestua sot në Ferizaj për shpërdorim të pasurisë së huaj.

Policia informoi se i arrestuari është një 36-vjeçar, i cili pasi kishte marrë në shërbim një veturë, ia kishte dhënë në kompensim personit tjetër për një borxh, i cili është në kërkim policor bashkë me veturën.

Me datën 18.12.2022 rreth orës 19:20 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informacion se në rrugën ‘’Sali Çeku’’ në Ferizaj është një rast i shpërdorimit të pasurisë së huaj. Në lidhje me këtë policët hetues të stacionit në Ferizaj, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i kishin marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë nisur hetimet.

Policët hetues pas një pune hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, sot me datë 13.01.2023 rreth orës 13:00 kanë arrestuar personin SH.L ( M/K) i moshës 36 vjeçar, i cili pasi kishte marrë në shërbim një veturë ia kishte dhënë në kompensim personit tjetër për një borgj, i cili është në kërkim policor bashkë me veturën.”, u bë e ditur në komunikatë.

I dyshuari, sipas Policisë, u shoqërua në stacionin e Policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit, u ndalua në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme.

Ndërkohë, rasti u cilësua si "Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat