Tentim vrasje në Prishtinë, plumba në drejtim të një veture

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në Prishtinë, plumba në drejtim të një veture

Më: 14 janar 2023 Në ora: 08:58
Policia e Kosovës

Një tentim vrasje ka ndodhur dje në Prishtinë, në rrugën “Bajram Bahtiri”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se disa persona të tjerë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe veturës së tyre.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, vetura e viktimës ishte qëlluar me një plumb.

Është njoftuar prokurori, teksa rasti është duke u hetuar. Nuk raportohet për të arrestuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se disa persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe veturës së tyre. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, vetura e viktimës ishte qëlluar me një plumb. Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat