Zjarr në një lokal në Prishtinë, një person kërkon ndihmë mjekësore

Kronikë e zezë

Zjarr në një lokal në Prishtinë, një person kërkon ndihmë mjekësore

Më: 14 janar 2023 Në ora: 20:08
Foto ilustrim

Një incident zjarri ka ndodhur sonte në Prishtinë, si pasojë e të cilit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se personi ka kërkuar ndihmë mjekësore shkaku i problemeve me frymarrëmarrje, nga tymi.

Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë, saktësisht në një lokal. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin.

Në këtë rast për shkak të problemeve me frymëmarrje (prej tymit) një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.”, ka bërë të ditur Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat