Gjilan: Arrestohet një person, dyshohet se gjuajti me armë pas një konflikti për parking

Kronikë e zezë

Gjilan: Arrestohet një person, dyshohet se gjuajti me armë pas një konflikti për parking

Më: 14 janar 2023 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, ka njoftuar se ka pranuar informatë se i dyshuar kosovar L.F. (1992) pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu dyshohet se nga automjeti i tij ka hapur dritaren dhe shtënë një herë me armë në ajër dhe kanosur viktimën me fjalë.

“Patrulla Policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin nga i cili është konfiskuar një (1) revole të tipit Zoraki, (1) një karikator, (2) dy fishekë dhe (1) një gëzhojë si dëshmi për Gjykatën”, thuhet në njoftim.

I dyshuar pasi është shoqëruar në Stacion Policor Gjilan është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ,,Kanosje’’ dhe rasti do të procedohet ne Prokurorinë Themelore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat