Gjuajti me armë dhe e postoi në rrjete sociale, arrestohet i dyshuari nga Suhareka

Kronikë e zezë

Gjuajti me armë dhe e postoi në rrjete sociale, arrestohet i dyshuari nga Suhareka

Më: 15 janar 2023 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Suharekë, pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje pronësore, ka shtënë me armë zjarri (në ajër) afër shtëpisë së prindit të tij, të cilin veprim e ka incizuar e postuar në rrjete sociale.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar pistoletën (tip; Moris by Aiak).

Ajo dyshohet se është përdorur dhe po ashtu kanë konfiskuar edhe katër fishekë cal-7.65 mm.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat