Dorëzohet në polici burri që theri me thikë një person në Prishtinë

Kronikë e zezë

Dorëzohet në polici burri që theri me thikë një person në Prishtinë

Më: 15 janar 2023 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Një burrë është dorëzuar në polici nën dyshimet se pas një mosmarrëveshje në trafik ka therur me thikë një person të gjinisë mashkullore.

I lënduari ka pranuar trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË/Prishtinë 14.01.2023-17:18.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi është vet-dorëzuar në stacionin policor, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik ka goditur me një mjet të mprehtë-thikë, viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat