Mësohen detaje të reja për pacientin që vdiq pasi kërceu nga Klinika e QKUK-së

Kronikë e zezë

Mësohen detaje të reja për pacientin që vdiq pasi kërceu nga Klinika e QKUK-së

Më: 15 janar 2023 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në një nga klinikat e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Një pacient ka kërcyer nga kati i katërt i Klinikës Torakale të QKUK-së, dhe si pasojë e lëndimeve të rënda ka vdekur.

Mësohet se bëhet fjalë për F.S, 56-vjeçar i cili ishte hospitalizuar në torakale nga 28 dhjetori për shkak të disa diagnozave.

56-vjeçari mbrëmë kishte shkuar në shtëpi për vikend, derisa sot e ka kryer aktin pas vizitës së mjekëve në mëngjes.

Ishte planifikuar që tashmë i ndjeri të lirohej nesër në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat