Vetura godet një këmbësore në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Vetura godet një këmbësore në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Më: 16 janar 2023 Në ora: 15:38
Ilustrim

Një veturë sot rreth orës 13:30 ka goditur një këmbësore në rrugën Prishtinë - Fushë Kosovë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur e lënduar këmbësorja.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Tutje Ahmeti ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat