Aksident në Sllatinë, lëndohen katër persona

Kronikë e zezë

Aksident në Sllatinë, lëndohen katër persona

Më: 16 janar 2023 Në ora: 15:41
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur mes dy veturave në Sllatinë, në rrugën Pejë – Prishtinë.

E si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar katër persona.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë, Luljeta Mehmeti.

Mehmeti ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUk, ndërsa me rastin janë duke u marrur njësitë relevante policore.

“Nga të dhënat  e para që kemi nga terreni, mund të konfirmojmë  se sot më datë 16.01.2023 rreth orës 13:25 në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë ( Sllatinë) ka  ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira janë dy automjete me tabela vendore. Si  pasoj e aksidentit katër (4)  persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar  për trajtim mjekësor në QKUK. Njësitë relevante policore janë duke u marrë me rastin”, tha Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat