​Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje në Fushë Kosovë

Më: 16 janar 2023 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Sot nga njësite policore të stacionit të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar, pasi është pranuar informata se i njëjti dyshohet të ketë tentuar të kryej një rast vjedhje në një market.

Personi i dyshuar është A.M. mashkull, 45 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas verifikimit, në të dhënat e policisë ka rezultuar se ishte i kërkuar për së paku dy raste të tjera të vjedhjeve.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Ndaj tij është iniciuar procedurë për rastet në të cilat dyshohet të jetë i përfshirë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat