​Arrestohet i dyshuari që shtiu me armë në ajër për ta frikësuar mikun

Kronikë e zezë

​Arrestohet i dyshuari që shtiu me armë në ajër për ta frikësuar mikun

Më: 16 janar 2023 Në ora: 22:05
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas Policisë i dyshuari është arrestuar të hënën, për një rast që dyshohet se ka ndodhur me 6 janar.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se i arrestuari dyshohet se me qëllim të frikësimit të mikut të tij, kishte shtënë në ajër me armë zjarri.

‘Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 06.01.2023 kishte pranuar informatë për një rast të dhunës në familje në një fshat të Gjilanit. Në atë rast i dyshuari V.B. (1970) dyshohet se me qëllim frikësimi ndaj viktimës, mikut të tij kishte shtënë në ajër me armë zjarri.

Patrulla Policore kishte dalë në vendin e ngjarjes por nuk kishte arritur që të takonte të dyshuarin me ç’ rast e kishte vënë në kërkim policor. 

Sot me datën 16.01.2023 falë një pune mirë të organizuar operative nga ana e Hetuesve Policor është arritur që të takohet i dyshuari i lartcekur nga i cili edhe është konfiskuar një (1) pushkë gjuetie si dëshmi për Gjykatën.

I dyshuar pas arrestimit është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Përdorim i armës’’, ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat