Arrestohen dy persona që dyshohen se pranuan një shumë të parave në emër të zyrtarëve të një ministrie

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona që dyshohen se pranuan një shumë të parave në emër të zyrtarëve të një ministrie

Më: 16 janar 2023 Në ora: 22:12
Foto ilustrim

Janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen se të njëjtit kanë pranuar një shumë të parave në emër të zyrtarëve të një ministrie të Kosovës, me premtimin se do të ushtrojnë ndikimin për futjen e dy aplikuesve për grante në listën e përfituesve në atë ministri.

Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Sektori i Hetimeve të Korrupsionit në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës se Kosovës, ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të hënën e 16 janarit.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit- Sektori i Hetimeve të Korrupsionit në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës se Kosovës, me datë 16.01.2023, ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ”Ushtrim i ndikimit” neni 424 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, me ç ‘rast dy persona të dyshuar janë arrestuar.

Dyshohet se të njëjtit kanë pranuar një shumë të parave në emër të zyrtarëve të një ministrie të RKS-së, me premtimin se do të ushtrojnë ndikimin për futjen e dy aplikuesve për grante në listën e përfituesve në atë ministri. Lidhur me rastin dy personat e dyshuar janë arrestuar në flagrancë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të lartcekur, përderisa të gjitha veprimet tjera do të ndërmerren me autorizimin e prokurorit kompetent”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat