Arrestohet një person për dhunë në familje në Shtërpcë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për dhunë në familje në Shtërpcë

Më: 17 janar 2023 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Sot, në ora 18:10 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Brezovicë ishte një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë policët rendit e më pas policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Ata kanë arrestuar personin T.T (M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij S.D ( F/K) e moshës 33 vjeçare.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar " Dhunë në familje".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat