Arrestohen 4 persona në Prishtinë, u rrahën pas një mosmarrëveshjeje në trafik

Kronikë e zezë

Arrestohen 4 persona në Prishtinë, u rrahën pas një mosmarrëveshjeje në trafik

Më: 18 janar 2023 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Katër të dyshuar janë arrestuar të martën në Prishtinë pasi për shkak të një mosmarrëveshje në trafik ishin përleshur dhe kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin.

Në raportin e policisë thuhet se si pasojë e rastit njëri prej të dyshuarve ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje.

Kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat