Përleshen katër të burgosur në Burgun e Dubravës, lëndohet njëri prej tyre

Kronikë e zezë

Përleshen katër të burgosur në Burgun e Dubravës, lëndohet njëri prej tyre

Më: 18 janar 2023 Në ora: 11:28
Burgu i Dubravës

Policia e Kosovës (PK) njofton se është raportuar se brenda Qendrës Korrektuese në Dubravë, janë përleshur mes vete katër të burgosur.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti kishte ndodhur më 16 janar, rreth orës 17:00.

“Është raportuar se brenda burgut ka pasur përleshje fizike mes katër të burgosurve meshkuj kosovarë.

Si pasojë e rrahjes vetëm njëri nga ta ka pësuar lëndime të lehta trupore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat