Pengoi policët gjatë detyrës zyrtare, u arrestua një person në Ferizaj

Kronikë e zezë

Pengoi policët gjatë detyrës zyrtare, u arrestua një person në Ferizaj

Më: 19 janar 2023 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Një person është arrestuar mbrëmë në Ferizaj, pasi ka penguar policët gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Policia ka bërë të ditur se i arrestuari ka qenë nën ndikim të alkoolit.

“Mbrëmë, rreth orës 23:10 në fshatin Sojevë të Ferizajt, derisa policët e stacionit ishin në kryerje të detyrës zyrtare në kërkim të një personi të dyshuar, janë penguar, janë ofenduar dhe kanosur nga personi tjetër F.Y (M/K) i moshës 50 vjeçar. Policët të detyruar nga sjelljet e tij, janë detyruar të arrestojnë dhe ta shoqërojnë në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pasi është testuar me alkooltest ka rezultuar se ishte nën ndikimin e alkoolit.”, ka informuar Policia.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i arrestuari nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme.

Rasti është cilësuar si "Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat