Inskenoi grabitjen dhe aksidentin, intervistohet në polici 23-vjeçari

Kronikë e zezë

Inskenoi grabitjen dhe aksidentin, intervistohet në polici 23-vjeçari

Më: 19 janar 2023 Në ora: 17:04
Policia

Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, është intervistuar një person për veprën lajmërim apo kallëzim i rrejshëm.

Pas zhvillimit të hetimeve, ekzaminimit të vendit të ngjarjes, si dhe sigurimit të provave të tjera, “në lidhje me rastin e grabitjes raportuar me datën 16.01.2023, nga hetuesit është vërtetuar se ankuesi ka inskenuar rastin dhe aksidentin dhe i njëjti i ka lajmëruar rrejshëm”, njofton policia.

Sot pas intervistimit, në koordinim me prokurorin e shtetit, është bërë rikualifikimi i veprës, dhe ndaj personit të dyshuar: “A.M, mashkull 23 vjeç, është inicuar rast për lajmërim apo kallëzim të rrejshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat