Arrestohen dy personat e dyshuar që ishin në kërkim

Kronikë e zezë

Arrestohen dy personat e dyshuar që ishin në kërkim

Më: 20 janar 2023 Në ora: 15:44
Policia

Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që sot të identifikohen dhe rreth orës 10:30, të arrestohen dy personat e dyshuar për tentim vjedhje.

Policia ka njoftuar se hetuesit policor, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me së paku tri raste (2 vjedhje dhe një tentim vjedhje), ku dyshohet të jenë të përfshirë personat e arrestuar:

R.J, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

L.S, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Policia ka falënderuar mediat dhe qytetarët për kontributin e vazhdueshëm dhe besimin në Policinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat