Burri e bëri gruan për spital në Vushtrri

Kronikë e zezë

Burri e bëri gruan për spital në Vushtrri

Më: 21 janar 2023 Në ora: 09:16
Ilustrim

Burri e bëri gruan për spital në Vushtrri

Një burrë është arrestuar dje në Vushtrri për dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Policia ka informuar se si pasojë e lëndimeve, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

"Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit, kishte ofenduar dhe sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretmanë mjekësor në Emergjencë në Vushtrri.", ka informuar Policia.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat