Një person në Han të Elezit detyron të miturin t’i jap para

Kronikë e zezë

Një person në Han të Elezit detyron të miturin t’i jap para

Më: 21 janar 2023 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Një person (i mitur) e ka detyruar një të mitur tjetër që t’i jap para.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 14:10, në rrugën “Adem Jashari”, në Han të Elezit.

Po ashtu bëhet e ditur se viktima të dyshuarit i ka dhënë disa herë para në vlerë nga 1-10 euro.

“Raportohet se i dyshuari mashkull  kosovar i mitur, ka detyruar viktimën mashkull kosovar i mitur që t’i japë para. Viktima, të dyshuarit i ka dhënë disa herë para në vlerë nga 1 € deri në 10 €”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në raport bëhet e ditur se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat