Vetaksidenti në autostradë, deklarohet Policia

Kronikë e zezë

Vetaksidenti në autostradë, deklarohet Policia

Më: 21 janar 2023 Në ora: 18:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Media pak më parë raportoi për një vetaksident të rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai njoftoi se nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 16:30, në autostradë, drejtimi Prishtinë-Prizren, km i 58-të, ka ndodhur një aksident trafiku (vet-aksident). Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat