​Tre persona të arrestuar për grabitje dhe tentim grabitje

Kronikë e zezë

​Tre persona të arrestuar për grabitje dhe tentim grabitje

Më: 23 janar 2023 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Hetuesit e njësitit të hetimeve të përgjithshme dhe hetuesit e stacionit policor Qendra në Prishtinë, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për së paku dy vepra grabitje dhe një tentim grabitje, si dhe kanë sekuestruar një armë zjarri.

Sipas policisë, personat e arrestuar dyshohet të jenë të përfshirë në rastet, që kanë ndodhë në një pompë derivatesh në rrugën "Xheladin Hana"në Prishtinë.

“Personat e arrestuar F.K, mashkull, 16 vjeç, A.B, mashkull, 22 vjeç dhe A.K, mashkull, 20 vjeç pas intervistimit nga ana e hetuesve me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Personi i dyshuar, F.K, ngarkohet edhe me veprat, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, pasi që të njëjtit i është gjetë dhe sekuestruar një armë zjarri dhe dy shkrepza (imitim i armës)”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat