Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë

Më: 24 janar 2023 Në ora: 19:20
Foto ilustrim

Sot nga njësite policore të stacionit veriu në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhë sot rreth orës 01:30, në një market në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Puna e hetuesve të stacionit policor veriu,  është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personat e dyshuar:

– F.G. mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

– Y. S . mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Dy personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme policore ndaj tyre, pasi që të njëjtit dyshohet të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat