​Gjakovë, arrestohet pasi vodhi arkën e bamirësisë

Kronikë e zezë

​Gjakovë, arrestohet pasi vodhi arkën e bamirësisë

Më: 25 janar 2023 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë pasi dyshohet se i njëjti kishte vjedhur një arkë të bamirësisë, në një furrë buke.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 15 janar, në rrugën “Konferenca e Bujanit”, në Gjakovë.

“Bazuar në deklarimin e ankuesit, sipas të cilit në arkë kishin qenë rreth 150 euro, hetuesit e Stacionit Policor në Gjakovë kanë filluar me hetime mbi bazën e dyshimit se ishte kryer vepra penale e vjedhjes. Si rezultat i hetimeve të zhvilluara janë siguruar prova dhe dëshmi të mjaftueshme mbi bazën e të cilave edhe është arrestuar i dyshuari B. M., i lindur në vitin 1993, shtetas i Republikës së Kosovës i cili dyshohet se me datën 15.01.2023 kishte bërë vjedhjen e arkës”, thuhet në komunikatë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat