Shtiu me armë zjarri, arrestohet vushtrriasja

Kronikë e zezë

Shtiu me armë zjarri, arrestohet vushtrriasja

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar në Vushtrri, pasi e njëjta kishte publikuar një video ku shihej tek shtinte me armë zjarri.

Rasti kishte ndodhur para katër ditësh (3 shkurt). 

Vushtrri 03.02.2023 – 22:30 Më 06.02.2023 është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta në rrjetet sociale kishte publikuar një video ku ajo shihej duke shtënë me armë zjarri”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. 

Rasti është hapur si “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat