Gjendet një i vdekur brenda banesës së tij në Prishtinë

Kronikë e zezë

Gjendet një i vdekur brenda banesës së tij në Prishtinë

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Një person i vdekur është gjetur mbrëmë në banesën e tij në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në rrugën “Sylejman Vokshi” në kryeqytet, mbrëmë gjatë orës 18:35, u konstatua vdekja e të ndjerit nga ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit truipi i tij është dërguar në IML për obduksion.

HETIM I VDEKJES

Rr. Sylejman Vokshi, Prishtinë,  07.02.2023 – 18:35. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i vdekur në banesën e tij ku ishte duke banuar. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat