Arrestohen dy persona në Leposaviq, kapen duke kontrabanduar dele

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Leposaviq, kapen duke kontrabanduar dele

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Joshanicë të Leposaviqit pasi kishin kontrabanduar nga Serbia 36 kafshë shtëpiake.

Sipas raportit të Policisë, të dyshuarit janë kapur dje gjatë ditës, pasi ilegalisht e kanë kaluar kufirin nga Serbia, me një kamion në të cilin ishin të ngarkuar 25 dele, 7 qengja, dy dhi dhe dy keca.

Pas intervistimit ata janë liruar, ndërkaq kafshët u dërguan në terminal doganor për të vazhduar me procedurat.

KALIM ILEGAL I KUFIRIT

Joshanicë, Leposaviq 07.02.2023 – 11:40. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj  kosovarë pasi që kishin kaluar kufirin ilegalisht, ndërsa në automjetin e tyre kishin të ngarkuar 25 dele, 2 dhi, 7 qengja dhe dy keca pa dokumentacionin përkatës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, ndërsa kafshët janë dërguar në terminal doganor për procedurë të mëtutjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat