Arrestohet një 29-vjeçar në Gjilan, kërkohej nga Gjykata

Kronikë e zezë

Arrestohet një 29-vjeçar në Gjilan, kërkohej nga Gjykata

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Policia në Gjilan sot ka arrestuar G.A., 29-vjeçar.

Ai ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej tetë muajh e 25 ditë për veprën penale “Posedim i substancave narkotike”.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 09.02.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar shqiptar kosovar G.A. (1994).

Ai ishte e kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej tetë (8) muaj e njëzet e pesë (25) ditë për veprat penale ‘’Posedim i substancave narkotike’’.

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat