​Posedonte substanca narkotike, arrestohet 30 vjeçari

Kronikë e zezë

​Posedonte substanca narkotike, arrestohet 30 vjeçari

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 10:35
Droga

Policia në Vushtrri gjatë orëve të natës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.

Sipas Policisë, arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “Marlin Barleti” në kohën kur zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll një automjet dhe gjatë kontrollit të automjetit dhe personave, kanë gjetur dhe konfiskuar dy qese të vogla që dyshohej se kishin substanca narkotike e të cilat janë proceduar në cilësinë e provave materiale.

“Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar personi F.Z., 30-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit pas intervistimit është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat