Arrestohet i dyshuari për aksidentin me fatalitet në Drenas

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari për aksidentin me fatalitet në Drenas

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 10:46
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën e 8 shkurtit ka humbur jetën një person në një aksident trafiku në Drenas.

Viktima kishte humbur jetën në vendngjarje, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Në lidhje me këtë rast është arrestuar shoferi tjetër i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin.

“Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat