​Kapet në Ferizaj vetura që dyshohet se u vodh në Norvegji

Kronikë e zezë

​Kapet në Ferizaj vetura që dyshohet se u vodh në Norvegji

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe ka sekuestruar një veturë në Ferizaj, e cila dyshohet se është vjedhur në Norvegji.

Në njoftimin e Policisë thuhet se lidhur me rastin është intervistuar një person.

Rasti është inicuar si dëmtim i të drejtave pronësore të personit tjetër

“Rr. Reqakut, Ferizaj 08.02.2023 – 14:00. Njësitë policore kanë identifikuar dhe sekuestruar një veturë e cila ka qenë në kërkim ndërkombëtar, si veturë e vjedhur në Norvegji. Lidhur me rastin është intervistuar një person. Po ashtu është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat