Ndalohen dy persona në Ferizaj, dyshohen për “Fajde”

Kronikë e zezë

Ndalohen dy persona në Ferizaj, dyshohen për “Fajde”

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se me vendim të prokurorit të Shtetit ka ndaluar dy persona me inicialet A.G dhe F.G në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Fajdeja”.

Sipas një njoftimi për media nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kjo është bërë pas zbatimit të masave të fshehta të vëzhgimit dhe pas grumbullimit të provave të nevojshme në bashkëpunim me Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj.

“Sipas informatave të para të Policisë, i dëmtuari kishte paraqitur rastin në polici ku dyshohet se dy personat e dyshuar pasi i kishin dhënë shumën në vlerë prej njëzet mijë (20.000) euro, të njëjtin e kanë detyruar që të nënshkruaj në një fletore detyrimin ndaj tyre në shumën prej 73.000 euro edhe pse deri më tani viktima/i dëmtuari, u kishte paguar shumën prej 60.000 euro” thuhet në njoftim.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtëve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat