Arrestohen tre të mitur të dyshuar për përfshirje në rrahje

Kronikë e zezë

Arrestohen tre të mitur të dyshuar për përfshirje në rrahje

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 19:55
Foto ilustrim

Sot (e premte) rreth orës 13:00 në rrugën "Shpëtim Robaj" në Prishtinë ka ndodhur një rrahje ku kanë qenë të përfshirë disa persona.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme të stacionit policor Veriu dhe kanë arrestuar tre persona të dyshuar.

Si pasojë e sulmeve fizike, në këtë rast një person ka pësuar lëndime trupore, të cilit i është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor. 

Personat e dyshuar, që të tre të mitur, pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.

Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat