Gjenden dy të miturat e zhdukura në Podujevë

Kronikë e zezë

Gjenden dy të miturat e zhdukura në Podujevë

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 08:46
Ilustrim

Janë gjetur dy të miturat që ishin raportuar të zhdukura në Podujevë nga prindërit e tyre.

Sipas njoftimit të Policisë të miturat janë gjetur të shtunën në orët e mbrëmjes në një kafiteri në Prishtinë.

“Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se dy vajzat e tyre të mitura kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.

Gjatë hetimit të rastit ora 23:30 njësiti policor, viktimat i ka gjetur në një kafiteri në Prishtinë së bashku me dy të dyshuar njëri prej tyre i mitur. Viktimat janë kthyer në shtëpi, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat